Fitër Bajrami, programi i plotë i manifestimit qendror
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Fitër Bajrami, programi i plotë i manifestimit qendror
falja e bajramit
19/03/2026 - 16:28
Linku u kopjua

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se manifestimi qendror për festën e Fitër Bajrami në Republikën e Kosovës do të mbahet në Xhamia e Madhe.

Sipas njofitmit të BIK, programi festiv nis në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas së cilës do të mbahet një ligjëratë tematike kushtuar kësaj feste nga kryeimami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit do të falet në orën 06:18 dhe do të prijë nga kryeimami i Bashkësia Islame e Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili pritet t’i drejtohet opinionit me mesazhin tradicional të kësaj feste.

Po ashtu, në ditën e parë të festës, më 20 mars 2026, kryesia e BIK-ut do të organizojë pritjen tradicionale të urimeve në selinë e saj, nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Në fund të njoftimit, Bashkësia Islame e Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve, duke lutur që agjërimi, lutjet dhe ibadetet të jenë pranuar.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026