Kosova po cilësohet si vendi i 16-të më i lumtur në tërë botën, nga raporti vjetor që mat lumturinë globale, duke e bërë atë vendin e parë në rajon që e gëzon këtë pozitë. Kjo shënon një ngritje në listë, pasi në vitin 2025 ajo u rendit në vendin e 29-të.
Shtetet fqinje prapë mbetën prapa. Shqipëria renditet në vendin e 86-të, Maqedonia e Veriut e 82-ta, Mali i Zi në vendin e 60-të dhe Serbia në vendin e 30-të.

Raporti i zhvilluar nga Qendra për Studime të Mirëqenies në Universitetin e Oksfordit sugjeron se përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale, veçanërisht në disa vende, jep një pjesë të rëndësishme të shpjegimit. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që përdorimi i rrjeteve sociale shpjegon rënien e lumturisë në këto rajone, pasi që rol luajnë edhe faktorë të tjerë.
Shtetet anglishtfolëse nuk janë në top 10 këtë vit: SHBA 23, Kanada 25, Britania 29. Raporti vjen ndërsa shumë vende po shqyrtojnë kufizime për përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit.