Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur provokim dhe përpjekje për të cenuar integritetin territorial stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën.
KosovaPress ka raportuar të mërkurën për stërvitjet e pazakonta të cilat kanë shqetësuar banorët e fshatit Kaçarevë.
“Ky është një provokim i Serbisë, i cili natyrisht që dëshiron ta cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Republikës sonë. Bëhet fjalë për njësi të cilat e kanë trajnuar kryekriminelin dhe kryeterroristin Milan Radoiçiq, në bazat e stërvitjes për vrasjen e policit të Kosovës, heroit Afrim Bunjaku. Por në të njëjtën kohë tregon edhe pafuqinë e tyre. Sepse në Kosovë më nuk ka struktura ilegale të cilat mund ta cenojnë stabilitetin institucional, integritetin territorial, sovranitetin shtetëror, paqen dhe sigurinë për të gjithë. Dhe nga kjo pafuqi e tyre që të bëjnë diçka brenda Kosovës tash kanë shkuar aty rrotull kufirit edhe përpiqen që të demonstrojnë forcën”, tha ai në një deklaratë për media pas përurimit të segmentit të rrugës Vushtrri-Prishtinë.
Më shumë detaje nga stërvitjet e djeshme të Serbisë në kufi me Kosovën mund të lexoni në linkun e mëposhtëm: