Shtëpia e familjes së 5-vjeçarit në Janjevë ishte renovuar në shtator të vitit të kaluar
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Shtëpia e familjes së 5-vjeçarit në Janjevë ishte renovuar në shtator të vitit të kaluar
Familja Lipjan1234
19/03/2026 - 14:44
Linku u kopjua

Shtëpia e çiftit nga Janjeva e Lipjanit që u arrestua për keqtrajtim të fëmijës 5-vjeçar, ishte renovuar vetëm 6 muaj më parë.

Samire Kastrati, një vullnetare nga Podujeva, pohon se bashkë me shumë donatorë ishin mobilizuar në maj te vitit të kaluar për ta ndihmuar familjen nëntë anëtarëshe, pasi ishin alarmuar nga gjendja e rëndë e tyre.

"Krejt shtëpia ka qenë e renovuar brenda siç e patë edhe ju edhe s'ka pasur dicka edhe jashtë ka qe e e renovuar në hyrje. Ka qenë shtëpia me te gjitha me kuzhinë e me të gjitha.

Por, kjo u alarmua sërish kur KosovaPress I publikoi pamjet aktuale të shtëpisë.

"E kemi percjellë këtë familje deri në shtator, në shtator ka përfunduar shtëpia edhe kur e pash në media te ju edhe në shumë media më preki si rast se ju i pate videot se si e kemi renovuar shtëpinë", thotë ajo.

Ajo po ashtu tregon se gjatë kohës sa e ka vizituar këtë familje nuk kishte vërejtur se prindërit e fëmijëve kane probleme mendore. Por, i kishte rënë në sy qe dy prej fëmijët qendronin tërë kohën të heshtur.

Nga maji deri në shtator, siç thotë Samirja, sa kanë zgjatur punimet për renovimin e shtëpisë, nëna e pesë-vjeçarit ka folur vazhdimisht për fëmijët.

Megjithatë, ajo kujton se fqinjët përreth iu kishin thënë se kjo familje po i shet të gjitha gjërat.

Por, a ka qenë e njoftuar Qendra për Pune Sociale për gjendjen në të cilin po jetonin por edhe demolimin qe i kishin bërë shtëpisë per kohë kaq të shkurtër?

Drejtoresha e QPS-së, Makfirete Shamolli nuk i është përgjigjur KosovaPress-it ne lidhur me atë se kur ka qenë hera e fundit qe punëtorët social kanë vizituar këtë familje. E Samirja, mohon të ketë dëgjuar për vizita të tilla. 

Ngjarja e pesë-vjeçarit e ka tronditur vendin këto ditë. Per shkak te keqtrajtimit nga prinderit, ai ëahtë duke u trajtuar në Kujdesin Intensiv Pediatrik.

Ndërkaq, dy prindërit me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë në paraburgim.

Gjashtë fëmijët tjerë të kësaj familje janë marrë nën përkujdesje nga Qendra për Punë Sociale te Lipjanit.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, sot ka folur për gjendjen shëndetësore të vogulushit nga Lipjani, për cka tha se gjendja eshtë stabile dhe se ai ka nisur të komunikojë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026