Video
90-vjetori i lindjes, Prizreni e nderon Adem Demaçin me çmim e libër
Figura dhe trashëgimia e veprimtarit Adem Demaçi u rikthyen në qendër të vëmendjes në 90-vjetorin e lindjes së tij. Me një mbledhje solemne, Komuna e Prizrenit e nderoi Demaçin me Çmimin e Lirisë “Remzi Ademaj” (post mortem), ndërsa u promovua edhe libri “Triada Demaçiane” kushtuar jetës, veprës dhe filozofisë së tij. Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se Demaçi mbetet një prej figurave më të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës, duke theksuar se veprimtaria e tij nuk ishte vetëm rezistencë ndaj padrejtësive të jashtme, por edhe thirrje për ndërtimin e një shoqërie të drejtë. “Kur Kosova është e lirë dhe ka institucionet e veta, amaneti i Demaçit nuk përfundon. Në njëfarë mënyre, ai vetëm sa bëhet më kërkues ndaj nesh. Na obligon të ruajmë lirinë çdo ditë, jo vetëm me ceremonitë, por me drejtësi, barazi dhe respekt ndaj çdo qytetari. Na obligon të forcojmë bashkëpunimin ndërmjet shqiptarëve duke mos e ngatërruar bashkimin e shqiptarëve me përgjegjësinë ndaj të tjerëve. Na obligon të investojmë në arsim, kulturë, shkencë dhe zhvillim ekonomik, sepse një popull i arsimuar dhe ekonomikisht i fuqishëm është më i vështirë për t'u sunduar”, deklaroi ai. “Prandaj dhe ndarja e Çmimit të Lirisë ‘Adem Demaçi’, që sot i ndahet Adem Demaçit post mortem, nuk është vetëm një nderim institucional. Është një shprehje e mirënjohjes ndaj një njeriu që i dha lirisë sonë vite nga jeta e tij. Edhe promovimi i librit ‘Triada D’ është një mundësi që krijimtaria e tij të mos mbetet vetëm në kujtesë, por të lexohet, të studiohet dhe t’u përcillet brezave të rinj”. Çmimi i Lirisë “Remzi Ademaj” iu dorëzua familjes së veprimtarit, ndërsa në emër të saj foli i biri, Shqiptari. Ai falënderoi Komunën e Prizrenit dhe të pranishmit për nderimin e bërë ndaj figurës së babait të tij, duke vlerësuar njëherësh edhe kontributin e Remzi Ademajt. Lajmi i plotë në sistemin me parapagim
Më shumë nga Video
Total: 567
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026