​Bie numri i vrasjeve në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Bie numri i vrasjeve në Kosovë
13_Vrasje_Prokuroria
20/07/2026 - 10:20
Linku u kopjua

Numri i vrasjeve në Kosovë ka shënuar rënie gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, nga janari deri në qershor janë regjistruar 13 vrasje, gjashtë më pak se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. Megjithatë, vlerësohet se nevojitet bashkëpunim më i ngushtë mes institucioneve të drejtësisë për të parandaluar krimet e rënda dhe për të forcuar sigurinë në vend.

Si masë parandaluese të përdorimit të armëve që rezultojnë edhe me vrasje, Policia ka ndërmarr konfiskimin e armëve pa leje.

“Një ndër masat parandaluese të përdorimit të armëve që rezultojnë edhe me vrasje, është konfiskimi i armëve pa leje, kështu gjatë vitit 2025 policia ka konfiskuar 1931 armë të ndryshme dhe 39116 copë fishekë kalibrash të ndryshme”, thuhet në përgjigjen me shkrim.

E, eksperti i sigurisë, Refki Morina thotë se asnjë problem e konflikt nuk mund të zgjidhet me dhunë. Ai bëri thirrje që institucionet shtetërore në bashkëpunim me ato shoqërore të koordinojnë punët e tyre në mënyrë që të minimizohen këto vepra penale.

Përkundër këtyre rasteve, sipas Morinës, Kosova mbetet vend i sigurt për të jetuar falë Policisë dhe gjyqësorit që ka. Mirëpo sipas tij, duhet të ketë më shumë koordinim mes prokurorisë dhe gjykatave.

“Përkundër vrasjeve që kanë ndodhur kohëve të fundit, Kosova është e sigurt sepse kemi një Polici që është shumë profesionale, kemi gjyqësorin, prokurorinë që janë të njohur edhe ndërkombëtarisht si institucione kredibile por edhe profesionale. Prandaj duhet një punë sistematike edhe institucionet e sigurisë, do të thotë patrullime të vazhdueshme ku mendohet se ende ka armë ilegale. Patrullime në lokalet e natës, patrullime të ndryshme por edhe një koordinim i mirëfilltë mes prokurorisë dhe gjykatave në mënyrë që të jenë më vigjilente dhe sa më efikase në zgjedhjen e lëndëve”, u shpreh ai.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026