Në prag të finales së madhe të Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, KosovaPress realizoi një anketë me qytetarë në sheshin e Prishtinës për të mësuar parashikimet e tyre rreth sfidës që pritet të kurorëzojë kampionin e ri të botës.
Shumica e shohin Spanjën si favorite, ndonëse besojnë se finalja do të jetë e luftuar deri në fund.
“Spanja fiton. Lamine Yamal do të shënojë dy gola.”
I riu Bled Duka parashikoi një finale me shumë gola, duke vlerësuar se Yamal do të jetë vendimtar për spanjollët.“Mendoj se do të fitojë Spanja me rezultat 3:2. Për Spanjën do të shënojë Lamine Yamal, ndërsa për Argjentinën do të realizojë Messi. Besoj se Yamal, për momentin, është më i fortë se Messi.”
Edhe qytetari Rrahmani e sheh Spanjën më pranë triumfit, megjithëse shprehu dëshirën që Messi ta mbyllë karrierën me një tjetër trofe botëror.
Finalja mes Spanjës dhe Argjentinës pritet të mbledhë vëmendjen e miliona tifozëve në mbarë botën, ndërsa edhe qytetarët e Prishtinës presin një spektakël futbollistik dhe një duel mes dy prej kombëtareve më të forta të turneut.