"E dua kulturën e kafesë”, “U qetha falas”, studentët e huaj pëlqejnë Kosovën
Tema
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
"E dua kulturën e kafesë”, “U qetha falas”, studentët e huaj pëlqejnë Kosovën
Pamje-universiteti-veror
19/07/2026 - 11:55
Linku u kopjua

Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës ka sjellur në Kosovë rreth 300 studentë të huaj, duke iu ofruar atyre mundësinë t’i zgjerojnë njohuritë akademike por edhe të njohin më mirë vendin dhe kulturën shqiptare.

Në këtë edicion të 25-të të këtij universiteti, pjesëmarrës janë edhe studentë që nuk e njohin Kosovën, siç janë Greqia dhe Egjipti.

Katerina Vurcha që është punonjëse sociale në Greqi dhe po bën atje masterin, në Prishtinë po përcjell ligjëratat mbi lëndën “Gjinia, Migrimi dhe Diaspora”, që po mbahen në Fakultetin Filozofik.

Ajo për KosovaPress, tha se kjo është hera e parë për të në Kosovë dhe e përshkruan si vend të bukur e me njerëz të sjellshëm, derisa thekson se do ta vizitonte sërish Kosovën.

E për faktin që Greqia ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, studentja greke u shpreh se e vlerëson historinë e Kosovës dhe se ndjen empati për të kaluarën e popullit shqiptar.

Ndërsa, studenti nga Egjipti, Amir Stefanos që po kryen studimet në Turqi, ndan përshtypjet e ngjashme për Kosovën.

Madje ai tregon se fillimisht iu kishte dukur si një vend i qetë, mirëpo më pas kishte vërejtur që njerëzit janë të thjeshtë. Atij i kishin ofruar kafe dhe qethje të flokëve falas.

Kur zbrita për herë të parë këtu, me shikim të parë kur pashë qytetin, ai dukej jashtëzakonisht i qetë, ishte shumë i qetë. Dhe pashë që njerëzit janë shumë të thjeshtë dhe të qetë e gjëra të tilla. Kështu që ishte mjaft bukur, ishte shumë mirë. Gjithashtu, shumë njerëz na ofruan kafe, na ofruan të na blinin kafe e gjëra të tilla. Madje u qetha edhe falas! Kështu që ishte vërtet shumë argëtuese. Kam pasur një përvojë shumë të mirë këtu”, tha ai.

Për studentin egjiptian, Kosova i ka lënë përshtypje shumë të mira sa që planifikon edhe vitin e ardhshëm të behët pjesë e këtij programi studentor.

Këtu nuk munguan as studentë nga Gjermania, ku Celia që studion mjekësinë atje kishte ardhur edhe disa herë tjera në Kosovë e që këtu i pëlqen shumë kultura e kafesë.

Mes tjerash, ajo veçoi faktin se këtu ka rastin të mësojë rreth temave më politike, e që bën ndryshimin nga studimet në Gjermani.

Në anën tjetër për profesoreshën e Fakultetit Filozofik në Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Vjollca Krasniqi është hera e tretë që po ligjëron në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, e për të është një përvojë e jashtëzakonshme.

Krasniqi tha se kjo po i ofron Universitetit të Prishtinës që të zhvillojë mësimin në kontekst ndërkombëtar, derisa veprojnë në kontekst lokal.

Edicioni i 25-të i këtij universiteti do të zgjasë deri të dielën e 26 korrikut.

Tema e plotë në sistemin me parapagim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026