Sportisti kosovar, Bujar Muli, arriti të shkruajë histori, duke thyer rekord botëror në kuadër të Guinness World Records, pasi mbajti mbi trup 2000 kilogramë, duke u bërë i pari në botë që arrin këtë rezultat.
Ngjarja u zhvillua në sallën e sportit “Jeton Tërstena” në Vushtrri, në praninë e jurisë zyrtare të Guinness-it, e cila e cilësoi këtë arritje si një dëshmi të jashtëzakonshme të forcës fizike dhe qëndrueshmërisë mendore.
Pas suksesit, Muli u shpreh i kënaqur për arritjen, duke theksuar vlerën e këtij rekordi.
“Ky çmim është një çmim shumë i vlefshëm, pas shumë sakrificash, ushtrime, lëndime, arritëm ta… kurorëzojmë, me… finalizojmë një rekord prej 2000 kg, ku nuk ka mundur deri sot askush m’i mbajt 2000 kg pjesën e përparme të automjetit”, tha ai.“Jam shumë i kënaqur që unë shtetin tim, qytetin tim kam arritur me shtyrë në një libër prej librave më të famshëm që është në botë”, u shpreh Muli.
Ai kërkoi më shumë përkrahje institucionale për sportistët, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes financiare për arritje në arenën ndërkombëtare.
“Unë e besoj fuqishëm që Bujari do ta thyejë këtë rekord dhe do të vazhdojë me Librin e Ginisit si një ndër protagonistët kryesorë në arenën ndërkombëtare tek ky sport sfidues”, tha Idrizi.