Këngëtari i mirënjohur, Yll Limani ka dhuruar disa instrumente muzikore për shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Bëhet fjalë për një piano, një kitarë, një violë e një klarinet.
Ai tha se kjo nuk do të jetë mbështetja e vetme për këtë shkollë, duke u shprehur optimist se do të krijohen më shumë kushte dhe mundësi për talentët e rinj.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që e shoqëroi këngëtarin tha se komuna po investon edhe në art e kulturë dhe se e ardhmja do të jetë më e ndritshme për brezat e rinj, duke falënduar Yll Limanin për kontributin e bërë.
“Po unë veç dua me e falënderu shumë Yllin për kontributin e mrekullueshëm që ia ka bërë shkollës Prenk Jakova. Edhe tash me iniciativën e fundit kemi pasur koncertin e mrekullueshëm të Yllit, pra në këtë muaj. Po ashtu me i treguar që kryeqyteti, përveç shtrimit të asfaltit, rregullimit të kanalizimit e shumë e shumë të tjera që duhet me i kry komuna, po ashtu investon edhe në art e kulturë. Edhe jemi shumë krenarë që në këtë aspekt e kemi një bashkëpunim të mrekullueshëm me Yllin për me i ndihmuar edhe talentët e rinj në kryeqytet. Pra që e ardhmja jonë të jetë edhe më e ndritshme për brezat e rinj”, tha Rama.“Jemi e vetmja shkollë artistike në kryeqytet edhe e kemi dëshmuar sidomos viteve të fundit. Kori, orkestra, baleti domethënë kanë arritur në nivel artistik shumë të lartë, kështu që ju falënderojmë për kryetarin, faleminderit edhe për Yllin, sepse me të vërtetë artistët e rinj e meritojnë. Kështu shpresoj që edhe artistët e tjerë kanë me shkuar rrugës njëjtë si Ylli, sepse me të vërtetë kemi nevojë për mbështetje”, tha ai.
Në mungesë të objektit të vet, shkolla “Prenk Jakova”, ka disa vite që funksionin në hapësirat e ndara ndara nga shkolla e mesme e mjekësisë “Ali Sokoli”