Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon SHBA nga Kosova për dialogun strategjik
1-First
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon SHBA nga Kosova për dialogun strategjik
KURTI
21/07/2026 - 14:40
Linku u kopjua

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po presin hapa konkretë nga Kosova për të çpezulluar dhe nisur sërish, më pastaj, dialogun strategjik me njëra-tjetrën.

Sipas përfaqësisë së SHBA-së në Prishtinë, gjithçka do të varet nga krijimi i kushteve të përshtatshme dhe nga funksionalizimi i plotë i institucioneve në vend, ndërsa që potencohet, po ashtu, edhe përmbushja e zotimeve të Kosovës ndaj komunitetit serb.

Në një përgjigje për KosovaPress, një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë thotë se ekziston potencial i madh për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha si energjia, siguria kibernetike, mbrojtja, infrastruktura dhe teknologjia.

Megjithatë, ai rikujton se dialogu strategjik SHBA–Kosovë u pezullua në mënyrë të pacaktuar në shtator të vitit 2025 për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e qeverisë në detyrë.

Ne presim që të zhvillojmë një dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura. Ekziston një mundësi e madhe për zgjerimin e marrëdhënieve tona dypalëshe në shumë fusha që do të përfitonin nga kuadri i një dialogu strategjik, nga energjia dhe siguria kibernetike te bashkëpunimi në mbrojtje, zhvillimi i infrastrukturës dhe sektori i teknologjisë. Një bashkëpunim i tillë i thelluar kërkon që të gjitha institucionet qeverisëse të jenë plotësisht të konstituuara dhe funksionale", thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. " Shtetet e Bashkuara pezulluan në mënyrë të pacaktuar dialogun strategjik SHBA–Kosovë në shtator të vitit 2025, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet që kishte ndërmarrë qeveria në detyrë. Për të rifilluar planifikimin për një dialog strategjik, duam të shohim hapa konkretë nga qeveria në detyrë për të çuar përpara qëllimin tonë të përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik, përfshirë përmbushjen nga Kosova të zotimeve të saj në raport me serbët e Kosovës”.

KosovaPress ka dërguar pyetje te qeveria në detyrë, në lidhje me atë se çfarë hapa konkretë ka bërë Kosova për të kthyer diskutimet për dialogun strategjik me SHBA-në. Përgjigje nuk mori, që nga e hëna.

Versioni i plotë i këtij teksti në sistemin me parapagim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026