Ferati: Brenda 7 ditëve e kryejmë vlerësimin e dëmeve, Muja s’po jep zotim për kompensime
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ferati: Brenda 7 ditëve e kryejmë vlerësimin e dëmeve, Muja s’po jep zotim për kompensime
ferati 210726
21/07/2026 - 15:01
Linku u kopjua

Kryetari i komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka thënë se që nga ora 09:00 e mëngjesit janë në terren për t’i parë dëmet e krijuara në kultura bujqësore nga breshri i djeshëm.

Në një vizitë të përbashkët me ministrin e Bujqësisë, Armend Muja ai tha se brenda shtatë ditëve kalendarike do ta përfundojnë raportin e vlerësimit të dëmeve i cili do të del para Kuvendit Komunal dhe do t’i drejtohet Ministrisë dhe Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave.

Vecse u shfaq me dyshime meqë, siç tha, s’mori zotim konkret nga ministri Muja, për kompensimin e bujqve.

“Besoj që brenda shtatë ditëve kalendarike ne e përfundojmë raportin e vlerësimit i cili del para kuvendit dhe menjëherë i drejtohet Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave. Mua më gëzon fakti që ka gjetur kohë ministri, mirëpo çka nuk po më gëzon është që nuk po mbërrijmë që të marrim një zotim konkret edhe në pyetjet e gazetarëve edhe timen me i ditur këta fermerë dhe këta bujq se të vetmen të ardhur e kanë bujqësinë, a ka me ju kompensuar ndonjë përqindje e dëmit, qoftë ajo edhe 5%, qoftë 10%, pavarësisht prej kapaciteteve financiare, ku e di se Qeveria e Kosovës ka të planifikuara në linjë buxhetore përmes Ministrisë së Financave fond buxhetor për reagim në situata të fatkeqësive natyrore”, tha Ferati, raporton KosovaPress.

Tutje, Ferati tha se fermerët e Istogut nuk janë kompensuar as për dëmet e viteve të kaluara. Andaj u zotua se do t’i bëjë thirrje të vazhdueshme qeverisë që bujqit të kompensohen në mënyrë që të kenë motiv për të vazhduar tutje.

Kreu i komunës së Istogut, i ka vizituar të gjtihë fermerët të e fshatit Kovragë, fshat ky i cili është më i prekuri nga dëmet natyrore të shkaktuara dje në këtë komunë.

Ndërsa sot, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja gjatë një bisede me një fermer të Istogut premtoi meritokraci.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026