Certifikohen 33 pjesëmarrës në programin “Job Placement Counselling” të UP-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Certifikohen 33 pjesëmarrës në programin “Job Placement Counselling” të UP-së
UP
21/07/2026 - 11:21
Linku u kopjua

Tridhjetetre pjesëmarrës janë certifikuar në Universitetin e Prishtinës në kuadër të programit trajnues “Job Placement Counselling”, i cili është zhvilluar nga 20 prilli deri më 3 korrik të këtij viti.

Programi synon avancimin e procesit të orientimit, këshillimit dhe ndërmjetësimit drejt punësimit, si dhe përmirësimin e qasjes në tregun e punës.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, tha se përfundimi i programit paraqet një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi më të qëndrueshëm të orientimit profesional dhe mbështetjes së të rinjve gjatë kalimit nga studimet në punësim.

Ministri në detyrë i Punës dhe Familjes, Andin Hoti, tha se investimi në profesionistët që ndihmojnë qytetarët të gjejnë vende pune është njëkohësisht investim në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ndërkaq, menaxheri i projektit nga GIZ-i, Mario Eckardt, tha se certifikimi përfaqëson më shumë sesa përfundimin e një trajnimi, duke theksuar rëndësinë e këshilltarëve modernë në tregun e punës.

Programi synon të forcojë lidhjen ndërmjet institucioneve arsimore, shërbimeve të punësimit dhe nevojave të tregut të punës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026