Video
Vrasja e gruas në Pejë, kërkohet që Presidentja Osmani ta ftojë Këshillin shtetëror të Sigurisë
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pas vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj në Pejë, kanë protestuar në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po mbahet nën organizimin e presidentes Vjosa Osmani. Përmes një baneri gjigand, ata kanë kërkuar të anulohet ky forum, derisa në Kosovë po vriten gratë. Aktivistja Liridona Sijarina kërkoi nga presidentja Osmani ta ftojë Këshillin e Sigurisë dhe të shpallë gjendje emergjente. Ajo u shpreh se kishin kërkuar që të hyjnë brenda që të përballen me presidentet dhe t’i tregojnë se duhet në mënyrë urgjente të thirret mbledhja e Këshillit të Sigurisë e të shpallet gjendje emergjente. Ndërkaq ajo tha se shteti është duke e treguar fytyrën e tij se si po i trajton aktivistët si rrezik, e jo ata burra që po i vrasin gratë. Sijarina tha se ata duhet që t’i dëgjojnë thirrjet e forumit, e derisa shteti të vazhdojë të mbajë konferenca të mbyllura, ato nuk do të heshtin. Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024