Destinacioni më i ri turistik i Evropës mund të përballet me ndryshime të mëdha për vizitorët pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian, shkruan Vinicius Costa në revistën amerikane “Travel off Path”.
Është një paradoks i njohur: shumë vende evropiane janë të njohura për qasjen e tyre të thjeshtë, praktike dhe pa shumë burokraci ndaj turistëve, por kjo shpesh ndryshon sapo bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.
Siç dihet, Zona Shengen ofron shumë përparësi për lëvizjen e lirë, por njëkohësisht vendos edhe kufizime të qarta për qytetarët e vendeve jashtë saj.
Me 29 shtete që i përkasin tashmë, Zonës Shengen, qytetarët amerikanë mund të qëndrojnë në shumicën e vendeve evropiane, vetëm 90 ditë brenda çdo periudhe lëvizëse prej 180 ditësh.Megjithatë, për ata që planifikojnë disa udhëtime të gjata gjatë vitit, menaxhimi i ditëve të lejuara, bëhet shumë më i ndërlikuar, pasi tejkalimi i afatit mund të sjellë ndalim të hyrjes në të ardhmen.
Në Shqipëri, deri më sot, kjo nuk ka qenë një shqetësim.
Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian
Për shkak se nuk është ende pjesë e Bashkimit Evropian, vendi ka të drejtë të përcaktojë në mënyrë të pavarur politikat e tij të emigracionit.
Kjo i lejon të vendosë vetë, se cilat shtetësi mund të hyjnë pa vizë dhe për sa kohë mund të qëndrojnë, pa qenë e detyruar të harmonizojë këto rregulla me ato të Brukselit.
Ata kanë të drejtë të qëndrojnë në Shqipëri deri në 365 ditë, pa pasur nevojë për autorizim paraprak, vizë apo procedura të tjera administrative.
Me fjalë të tjera, një shtetas amerikan mund të udhëtojë drejt Shqipërisë dhe të jetojë aty deri në një vit vetëm me pasaportën e tij.
Për turistët që ëndërrojnë të vizitojnë Shqipërinë, në horizont po shfaqet një ndryshim i rëndësishëm.
Ashtu si shumë vende të Ballkanit, objektivi kryesor politik i Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.Deri para pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, negociatat e anëtarësimit po ecnin me ritmin e zakonshëm të zgjerimit të BE-së.
Më pas situata ndryshoi ndjeshëm.
Në këtë grup bën pjesë edhe Shqipëria.
Megjithatë, në institucionet evropiane sot mbizotëron një qasje tjetër.
Bashkimi Evropian është bërë gjithnjë e më i shqetësuar për rritjen e ndikimit rus në Ballkan dhe po shqyrton mënyra për të përshpejtuar procesin e zgjerimit, jo vetëm për Ukrainën, por edhe për vendet e tjera kandidate.
Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një proces kompleks dhe i detajuar.
Çdo vend kandidat duhet të hapë dhe të mbyllë 35 kapituj negociues, të cilët përfshijnë fusha si reforma në drejtësi, mbrojtja e mjedisit, bujqësia, politika e konkurrencës dhe rregullimi financiar.
Për ta kuptuar më mirë ritmin e këtij procesi, mjafton shembulli i Serbisë.
Ajo është vend kandidat që prej vitit 2012, por deri më tani ka mbyllur përkohësisht vetëm gjashtë kapituj negociues, mesatarisht më pak se një kapitull në vit.Për një vend që ka nisur negociatat vetëm pak vite më parë, ky konsiderohet një rezultat i jashtëzakonshëm, madje i paprecedentë.
Ky përparim u arrit gjatë asaj që Brukseli e quajti “Super e Marta”, kur Bashkimi Evropian zhvilloi njëkohësisht katër konferenca ndërqeveritare të anëtarësimit me Shqipërinë, Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë.
Gjatë një takimi me disa kryeministra evropianë në muajin maj, komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se zgjerimi është tashmë një nga prioritetet kryesore të Komisionit Evropian.
Kjo do të thotë se anëtarësimi i Shqipërisë në BE mund të realizohet vetëm pas pak vitesh.
Çfarë do të thotë kjo për vizitorët?
Megjithatë, për turistët dhe vizitorët e huaj, ndryshimet do të ishin më të ndjeshme.
Ndikimi kryesor pritet të shtrihet në tre fusha:
Rregullat për hyrjen dhe qëndrimin;
Shqipëria është aktualisht një nga vendet me të ardhurat më të ulëta në Evropë.
Në të kaluarën, edhe vende që sot janë anëtare të BE-së, si Estonia, Polonia, Rumania dhe Kroacia, kanë qenë në një situatë të ngjashme ekonomike.
Një apartament modern buzë detit në qytete si Vlora ose Saranda mund të kushtojë rreth 120 dollarë nata, ndërsa bujtinat më të thjeshta nisin nga rreth 35 dollarë nata.
Megjithatë, përvoja e vendeve të tjera tregon se anëtarësimi në Bashkimin Evropian sjell gradualisht rritje të çmimeve.
Vendet e reja anëtare përfitojnë miliarda euro fonde zhvillimi dhe investime, pagat rriten me kalimin e kohës dhe standardi i jetesës afrohet me mesataren e vendeve të tjera të BE-së.
Nga një prej vendeve më të varfra të Evropës Qendrore, Polonia është shndërruar në një ekonomi që, sipas disa parashikimeve, mund ta tejkalojë Britaninë e Madhe, për nga Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, i llogaritur sipas fuqisë blerëse.
Ndërkohë, Shqipëria është tashmë një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në Mesdhe.
Artikulli thekson gjithashtu se Shqipëria vlerësohet si një destinacion i sigurt për turistët, me 84 pikë nga 100 në “Traveler Safety Index”, bazuar në vlerësimet e vizitorëve.
Rregullat për hyrjen dhe qëndriminPas anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria do të duhet të harmonizojë legjislacionin e saj me atë të BE-së.
Kjo do të nënkuptonte fundin e disa lehtësive aktuale, si hyrja pa vizë për shtetas të vendeve që kërkojnë vizë për të hyrë në BE, si Rusia apo Turqia.
Një tjetër detyrim do të ishte zbatimi i Sistemit Evropian të Hyrje-Daljeve (Entry/Exit System – EES).
Sipas artikullit, zbatimi i këtij sistemi është shoqëruar me probleme në disa aeroporte evropiane, përfshirë radhë të gjata, ndërprerje teknike dhe vonesa.
Aktualisht, vizitorët që mbërrijnë në Shqipëri përballen me procedura shumë më të thjeshta.
Nëse Shqipëria bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, autorët e artikullit parashikojnë se udhëtarët do të përballen me kontrolle biometrike dhe procedura të ngjashme me ato që zbatohen në vendet e tjera të BE-së.
Po Zona Shengen?
Bëhet fjalë për dy procese të ndryshme.
Rumania dhe Bullgaria u bënë anëtare të BE-së në vitin 2007, por iu bashkuan Shengenit vetëm në vitin 2025.Ndërsa Qiproja, e cila është pjesë e Bashkimit Evropian që nga viti 2004, pritet t’i bashkohet Shengenit vetëm gjatë vitit 2026 ose në fillim të vitit 2027.
Për këtë arsye, edhe nëse Shqipëria bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2029, kjo nuk do të thotë se do të hyjë menjëherë në Zonën Shengen.
Në këtë rast, qytetarët amerikanë ka shumë të ngjarë të lejohen të qëndrojnë deri në 90 ditë brenda çdo periudhe prej 180 ditësh, por kjo periudhë nuk do të llogaritej së bashku me ditët e kaluara në Zonën Shengen.
Kjo do të thotë se Shqipëria mund të vazhdojë të jetë një alternativë për vizitorët afatgjatë dhe nomadët digjitalë, që duan të zgjasin qëndrimin e tyre në Evropë, edhe pse jo më për një periudhë deri në një vit, siç ndodh aktualisht.