Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në mediet ndërkombëtare, si një nga destinacionet më tërheqëse turistike të Evropës për vitin 2026.
Në një artikull kushtuar vendeve që duhen vizituar këtë verë, media spanjolle “Noticias del Vino”, e përshkruan vendin si “parajsën e fundit të përballueshme” të kontinentit, duke vlerësuar jo vetëm rivierën me ujërat kristalore, por edhe qytetet historike, Alpet Shqiptare, trashëgiminë kulturore dhe mikpritjen – që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë bota.
Shqipëria është shndërruar në një fenomen viral në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, falë një arsyeje të thjeshtë: është një nga destinacionet e rralla mesdhetare, ku mund të shijoni një vakt pranë detit pa shpenzuar shumë.
Megjithatë, vendi ofron më shumë sesa pamjet idilike të videove 15-sekondëshe.Nga Riviera Shqiptare te Alpet e Veriut, këto janë vendet që nuk duhen humbur:
Riviera Shqiptare, “Karaibet” e Mesdheut që nuk kanë nevojë për filtra
Ksamili konsiderohet xhevahiri i rivierës, falë ujërave kristalore dhe ishujve të vegjël që mund të arrihen edhe me not.
Për ata që kërkojnë një atmosferë më autentike dhe më të qetë, Dhërmiu mbetet një alternativë ideale.
Me ujëra po aq të kaltër dhe një ambient më pak të populluar, ai ofron një përvojë më relaksuese larg turmave.
Shqipëria nuk është vetëm nje destinacion plazhi. Për adhuruesit e historisë dhe kulturës, tre ndalesa janë të domosdoshme: Berati, Gjirokastradhe Butrinti.
Berati, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Pak orë më larg ndodhet Gjirokastra, e njohur si “qyteti i gurtë”, vendlindja e ish-diktatorit Enver Hoxha.
Rrugët karakteristike me kalldrëm mund të jenë sfiduese për t’u përshkuar, por pamjet panoramike mbi luginën e Drinos janë mbresëlënëse.Në këtë park ndërthuren gjurmë të qytetërimeve greke, romake dhe bizantine, të rrethuara nga një lagunë natyrore që i jep zonës një atmosferë të veçantë.
Alpet Shqiptare, sekreti më i ruajtur i veriut
Shtegu kalon mes majave të thepisura që shpesh krahasohen me peizazhet alpine të Zvicrës.
Për të mbërritur në këtë zonë, shumica e turistëve, kalojnë përmes Liqenit të Komanit me traget.
Udhëtimi konsiderohet nga më të bukurit në Evropë, falë shkëmbinjve të lartë që zhyten në ujërat smerald të liqenit.
Asnjë guidë për Shqipërinë nuk mund të jetë e plotë pa Tiranën, kryeqytetin dinamik të vendit.
Pas rënies së komunizmit, shumë prej ndërtesave gri të periudhës socialiste u transformuan me ngjyra të ndezura, duke i dhënë qytetit identitetin e tij karakteristik.
Për jetën e natës dhe gastronominë, zona e Bllokut, mbetet destinacioni kryesor.
Dikur e rezervuar për elitën komuniste, sot ajo është zemra moderne e qytetit, e mbushur me restorante, bare dhe ambiente argëtimi.Syri i Kaltër dhe mrekullitë natyrore të jugut
Në jug të vendit ndodhet një nga fenomenet natyrore më të famshme të Shqipërisë: Syri i Kaltër.
Megjithëse zhytja është e ndaluar për shkak të temperaturës shumë të ulët të ujit, shpesh ka vizitorë që sfidojnë të ftohtin dhe hidhen nga platforma prej druri.
A është e sigurt të udhëtosh në Shqipëri?
Stereotipet e viteve ’90 nuk përputhen më me realitetin e sotëm.
Shqipëria renditet ndër vendet më të sigurta për turistët, qoftë për udhëtime individuale apo në grup.
Për shumë vizitorë, “rreziku” më i madh është që të mos duan të largohen më ose të mësohen me çmimet e ulëta të kafesë dhe shërbimeve.
Investimet turistike dhe ndërtimi i hoteleve luksoze po transformojnë shumë zona bregdetare.
Pikërisht për këtë arsye, shumë turistë, besojnë se tani është koha ideale për të zbuluar Shqipërinë autentike, përpara se ajo të humbasë statusin e “sekretit të fshehur” të Mesdheut.