Këto janë zonat në Shëngjin ku mund të shfrytëzoni plazhin pa pagesë
Turizem
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Këto janë zonat në Shëngjin ku mund të shfrytëzoni plazhin pa pagesë
Kryetari i Komunës së Lezhës, Pjerin Ndreu, bën të ditur se në bregdetin e Shëngjinit në Shqipëri janë në dispozicion mbi 20 zona plazhi publik, ku qytetarët mund të pushojnë pa paguar për përdorimin e hapësirës.
Sipas Ndreut, këto zona shtrihen nga Rana e Hedhun, në qendër të Shëngjinit e deri në Kune, duke u ofruar pushuesve mundësinë të bëjnë plazh falas, përcjell KosovaPress.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të zgjedhin zonat publike ose plazhet ku çmimet janë të afishuara, në mënyrë që të shmangin çdo formë abuzimi nga operatorë të papërgjegjshëm.
“Janë mbi 20 zona plazhi publik, nga Rana e Hedhun, në qendër të Shëngjinit e deri në Kune, ku mund të bëni plazh me 0 lekë. Ju lutem, vlerësoni zonat publike ku nuk paguhet, ose plazhet me tabela çmimesh, në mënyrë që të mos bini pre e abuzuesve. Gjeni plazhin pa pagesë në fotot e cilësuara me poshtë”, shkruan Ndreu.
Po ashtu, Ndreu ka publikuar fotografi orientuese për t’i ndihmuar pushuesit të identifikojnë më lehtë zonat e plazhit publik pa pagesë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.