Që nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, peizazhi i sigurisë në Evropë ndryshoi rrënjësisht.
Ndjenja e pasigurisë u përhap në të gjithë kontinentin dhe një nga pasojat më të dukshme ishte rikthimi i debatit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
I njëjti trend po vërehet edhe në vende të Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Ndërkaq, Kroacia - anëtarja më e re e Bashkimit Evropian - e riktheu shërbimin e detyrueshëm ushtarak në mars të vitit 2026.
Dy muaj trajnim i kushtojnë shtetit rreth 20 milionë euro në vit, ndërsa rekrutët marrin 1.100 euro në muaj, përfitojnë stazh pune, si dhe ushqim e transport.
Çdo model i shërbimit të detyrueshëm ushtarak prek një periudhë të rëndësishme të jetës - të njëzetat. Dhe nuk është një proces i thjeshtë.
"Është një sfidë sociologjike dhe kulturore për gjithë shoqërinë, sepse, në njëfarë mënyre, e militarizon gjithë shoqërinë. Sidomos kur flasim për brezin Z - ju i largoni të rinjtë nga TikTok-u, nga nëna, nga shtëpia dhe i vishni me uniformë", thotë Xhebiq për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, në Kroaci tashmë mund të lexohen komente në rrjetet sociale nga të rinjtë që ankohen se u mungojnë telefonat, PlayStation, videolojërat dhe gjithçka që lanë pas në jetën civile.
Mahmudi dhe Nejra, një çift i ri që gazetarët e Radios Evropa e Lirë takuan në Sarajevë, besojnë se rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak do t'i ndihmonte të rinjtë të krijonin më shumë disiplinë, të zgjoheshin me kohë dhe të fitonin shprehi më të mira pune.
Një raport alternativ për pozitën dhe nevojat e të rinjve në Serbi, i publikuar në vitin 2024, tregon se 51 për qind e vajzave dhe 47 për qind e djemve mbështesin shërbimin e detyrueshëm ushtarak për burrat.
Në të njëjtën kohë, një anketë e zhvilluar me qytetarët e Bashkimit Evropian tregon mbështetje rekorde për një mbrojtje të përbashkët evropiane.
Madje, 78 për qind e tyre shprehen të shqetësuar për sigurinë dhe mbrojtjen e Evropës gjatë pesë vjetëve të ardhshëm.Duke prezantuar planin e Bashkimit Evropian për rritjen e gatishmërisë mbrojtëse, komisionari evropian për Mbrojtjen, Andrius Kubilius, tha vitin e kaluar se vendet evropiane do të investojnë 6.8 trilionë euro në mbrojtje deri në vitin 2035.
Pas samitit të fundit të NATO-s, të mbajtur në Ankara në qershor, u bë e ditur se 31 vendet anëtare të Aleancës i kanë rritur së bashku shpenzimet për mbrojtjen për 139 miliardë dollarë gjatë vitit të kaluar.
Ekonomia më e madhe e Evropës e hoqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2011, por tani, në dritën e zhvillimeve në Ukrainë, po rikthen një model të shërbimit ushtarak vullnetar.
Ata që shprehin gatishmëri për t'iu bashkuar ushtrisë, do t'i nënshtrohen një procesi vlerësimi, i cili pritet të nisë në mesin e vitit 2027.
Si kryhet shërbimi ushtarak në Evropë?
Pas Kroacisë, vendi i radhës në Ballkanin Perëndimor që pritet ta rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak është Serbia.
Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi është planifikuar të nisë në mars të vitit 2027.
Plani parasheh që burrat e moshës 18 deri në 30 vjeç të kryejnë 75 ditë shërbim ushtarak, por ai duhet të miratohet nga Kuvendi i Serbisë.
Megjithatë, ministri i Mbrojtjes i Bosnje dhe Hercegovinës, Zukan Helez, nisi në vitin 2025 një nismë për krijimin e një rezerve ushtarake, e cila do të përfshinte jo vetëm ish-ushtarakë, por edhe profesionistë si: inxhinierë, mjekë dhe personel tjetër mjekësor.
Nisma e tij erdhi pasi Kroacia dhe Serbia vendosën rikthimin e stërvitjeve të detyrueshme ushtarake, ndërsa entiteti i Republikës Sërpska filloi procedurat për krijimin e forcave rezervë të policisë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha në fund të majit se për Kosovën është "më e mençur" të ndërtojë një sistem të mbrojtjes gjithëpërfshirëse sesa të vendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, të cilin e ka premtuar prej kohësh.
Në shtator të vitit 2024, Qeveria e Kosovës miratoi Programin Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse, i cili synon ta përgatisë shtetin për t'u përballur me kërcënime të sigurisë, sulme dhe fatkeqësi natyrore.
Programi parashikon rritjen e qëndrueshmërisë së shoqërisë përmes trajnimit të qytetarëve, zhvillimit të rezervës, forcimit të mbrojtjes ndaj kërcënimeve hibride dhe futjes së një lënde të re në shkollat e mesme.
"Arritëm në përfundimin se koncepti i mbrojtjes gjithëpërfshirëse është shumë i përshtatshëm, i domosdoshëm dhe njëkohësisht nuk krijon kosto të mëdha financiare", thotë Maqedonci.
Ai shton se ky model ndërton një sistem të gjerë mbrojtjeje në nivel shoqëror dhe institucional, pa i detyruar të rinjtë të kryejnë shërbim ushtarak për një periudhë të caktuar.
Ky sistem hap rrugë edhe për përfshirjen e vullnetarëve, organizatave joqeveritare dhe individëve në përgatitje dhe trajnime.
"Ne vazhdojmë të mbajmë një forcë profesionale, Forcën e Sigurisë së Kosovës, me 5.000 pjesëtarë aktivë dhe 3.000 rezervistë, por, në të njëjtën kohë, po zhvillojmë edhe rezervën vullnetare, e cila do të jetë në shërbim dhe mbështetje të FSK-së, nëse paraqitet nevoja", thotë Maqedonci."Parimi i mbrojtjes totale në Finlandë do të thotë se mbrojtja jonë varet nga mbështetja e fortë e gjithë shoqërisë", deklaroi ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Hakkanen, pas miratimit të raportit qeveritar për mbrojtjen në dhjetor të vitit 2024.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes së Finlandës, më shumë se 80 për qind e finlandezëve mbështesin sistemin aktual të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Mali i Zi e shfuqizoi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2006.
Si anëtar i NATO-s që nga viti 2017, Mali i Zi ndau vitin e kaluar një rekord prej 2.05% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtjen.
Megjithëse shërbimi i detyrueshëm ushtarak është shfuqizuar, ministri i Mbrojtjes i këtij vendi, Dragan Krapoviq, dhe ministria që ai drejton nuk e përjashtojnë mundësinë e rikthimit të tij.
Maqedonia e Veriut e shfuqizoi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2006 dhe kaloi në një ushtri profesionale.
Sot, ushtria e saj numëron rreth 7.000 pjesëtarë, përfshirë forcat aktive dhe rezerviste.
Si anëtare e NATO-s që nga viti 2020, Maqedonia e Veriut vazhdon t'i përmbahet modelit të ushtrisë profesionale, ndërsa qytetarëve u ofrohet mundësia e një trajnimi ushtarak vullnetar tremujor.
Edhe Sllovenia, anëtare e NATO-s që nga viti 2004, e shfuqizoi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2003 dhe kaloi në një ushtri profesionale.Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022, Aleancës i janë bashkuar edhe Finlanda dhe Suedia.