Shqipëria është renditur nga revista franceze “Quartz” mes destinacioneve më premtuese në botë, që sipas ekspertëve të udhëtimeve duhen vizituar përpara se të përballen me fluksin e turizmit masiv.
Sipas artikullit, Shqipëria ka fituar vëmendje të veçantë gjatë viteve të fundit falë kombinimit të vijës bregdetare në Adriatik dhe Jon, peizazheve malore mbresëlënëse dhe kostove më të ulëta krahasuar me destinacionet e tjera të Mesdheut.
Nga Saranda deri në kufirin me Greqinë, Riviera ofron ujëra të kristalta, plazhe me rërë dhe gurë, si dhe fshatra piktoreskë të vendosur mbi brigje shkëmbore.
Revista ndalet gjithashtu te potenciali i turizmit malor, duke veçuar Thethin dhe Alpet Shqiptare.Vlerësim të veçantë merr edhe gastronomia shqiptare.
Prodhimet e freskëta të detit, rakia tradicionale dhe gatimet e bazuara në produkte vendase, konsiderohen pjesë e një përvoje autentike, që ende ruan karakterin e saj lokal.
Ekspertët theksojnë se këto vende ndodhen në një fazë zhvillimi, ku autenticiteti i tyre është ende i paprekur, por që mund të ndryshojë me rritjen e turizmit në vitet e ardhshme.