Të gjitha lajmet
Incidenti në Fushë Kosovë, IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e tre punonjësve të Policisë së Kosovës nën dyshimet për veprën penale keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike. Informacionet e para lidhur me këtë rast IPK-ja i ka pranuar nga Policia e Kosovës dhe pas veprimeve fillestare hetimore dyshohet se dy zyrtarë policorë nga njësia e trafikut të kryeqytetit dhe një zyrtar tjetër i Stacionit Policor Jugu në Prishtinë kanë tejkaluar autorizimet e tyre të përdorimit të forcës. Incidenti raportohet të ketë ndodhur në mbrëmjen e datës 11 nëntor 2024 në Fushë Kosovë, me rastin e një ndalimi në trafik të një qytetari nga zyrtarët policorë. Hetuesit e IPK-së në konsultim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pritet të ndërmarrin veprime tjera hetimore drejt sqarimit të rrethanave të këtij incidenti.
Të gjitha lajmet
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025