Ranieri rikthehet në krye të Romës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Ranieri
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Roma ka njoftuar zyrtarisht emërimin e 73-vjeçarit Claudio Ranieri si trajner deri në fund të sezonit 2024-2025 derisa pas kësaj pritet që të marrë rolin e këshilltarit spotiv në këtë klub.

Ranieri u zgjodh si pasardhësi i Ivan Juric, i cili u shkarkua nga posti i tij të dielën pasdite. Roma tani është trajneri i tyre i katërt në vitin 2024, pas Jose Mourinhos, Daniele De Rossiit dhe Juric.

Roma aktualisht është e 12-ta në Serie A me 13 pikë nga 12 ndeshjet e para të sezonit 2024-2025.

Kjo do të jetë periudha e tretë e Ranierit në krye të Romës, pas periudhave 2009-11 dhe 2019. Ranieri ka lindur gjithashtu në kryeqytet dhe bëri debutimin e tij si lojtar për Giallorossi në vitin 1973.

Ranieri ka qenë së fundmi në krye të Cagliarit, duke i udhëhequr Isolanët drejt ngjitjes nga Seria B në fund të sezonit 2023-24.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024