Opozita serbe: Vuçiq po shtiret sikur po merret me kriminelë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
6 ditë më parë
Linku u kopjua

Nënkryetarja e Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP) Marinika Tepiq tha sot se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po shtiret kur thotë se ‘do të merret me kriminelët dhe se qeveria aktuale në fakt po bashkëpunon intensivisht me ta’.

Në një letër të hapur, Tepiq e ka pyetur Vuçiqin se si Goran Knezheviq, i njohur si Goranac, brenda natës është bërë vrasës, narkoman dhe narko- diler, ndërsa deri dje, sipas saj, ka marrë pjesë në blerjen e votave për Partinë Progresive Serbe (SNS).

"Pse nuk i drejtoheni Zvonko Veselinoviçit tuaj, të cilin gjithashtu e vendosët për të ndërtuar dhe rindërtuar rreth Novi Sadit dhe për të pastruar pas jush. Kështu që tani Goranci dhe Zvonko tuaj u grindën pak, për plaçkën sigurisht, dhe ju në publik shtireni si përballje me kriminelët. Ndërsa të gjithë tuajit”, tha nënkryetarja SSP-së.

Ajo e pyeti Vuçiqin se pse nuk zbulon se kë ka vrarë Knezheviq dhe pse nuk është në burg nëse është e vërtetë se ai është vrasësi.

Sipas saj, ka dëshmi se Kovaçeviq ka qenë disa herë në ambientet e SNS në Novi Sad dhe se është i afërt me vëllain e presidentit të Serbisë, Andrej Vuçiq./Beta

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024