Incidenti në Fushë Kosovë, IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Qytetari dhe polici rrihen në një lokal në Ranillug, arrestohen
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e tre punonjësve të Policisë së Kosovës nën dyshimet për veprën penale keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.

Informacionet e para lidhur me këtë rast IPK-ja i ka pranuar nga Policia e Kosovës dhe pas veprimeve fillestare hetimore dyshohet se dy zyrtarë policorë nga njësia e trafikut të kryeqytetit dhe një zyrtar tjetër i Stacionit Policor Jugu në Prishtinë kanë tejkaluar autorizimet e tyre të përdorimit të forcës.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur në mbrëmjen e datës 11 nëntor 2024 në Fushë Kosovë, me rastin e një ndalimi në trafik të një qytetari nga zyrtarët policorë.

Hetuesit e IPK-së në konsultim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pritet të ndërmarrin veprime tjera hetimore drejt sqarimit të rrethanave të këtij incidenti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024