Rreth tre mijë raste të dhunës në familje janë raportuar nga korriku i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti. Prej tyre 79 për qind e viktimave janë gra, ndërkaq 21 për qind burra. Kështu tregon raporti "Trajnimi institucional i rasteve të dhunës në familje korrik 2023 – qershor 2024” nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike. Mes tjerash, GLPS u bën thirrje institucioneve që të ndërmarrin masa për sigurimin e zbatimit të plotë të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave.
Renata Bajrami nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike theksoi se gjatë kësaj periudhe, Prokurori i Shtetit ka ngritur 2 mijë e 635 aktakuza për veprat e dhunës në familje.
Po ashtu Bajrami tha se nga gjykatat vendore u nevojiten 262 ditë që të zgjidhen lëndët e pranuara.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka rekomanduar që të sigurohet zbatimi i Kodit Penal nga ana e gjykatave dhe prokurorive, duke aplikuar politikë më të ashpër ndëshkimore.Ndërkaq, gjyqtari në Gjykatën e Apelit, Dardan Kodolli tha se rastet e dhunës në familje po trajtohen me prioritet.
Prokurorja në Prokurorinë Themelore, Vjosa Bytyçi tha se gjykatat duhet të zbatojnë udhëzuesin për politikë ndëshkimore.