Sindikata e MKRS-së proteston në heshtje, shkak dhuna fizike
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Sindikata e MKRS-së proteston në heshtje, shkak dhuna fizike
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Me letra në duar “Sot e mbaj maskën sepse punoj në ambient toksik! E as nuk kam liri për t'u shprehur lirshëm”, kanë protestuar në heshtje, sindikata e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Protestuesit kanë reaguar ndaj “sulmit fizik të kryer nga zëvendësuesi i sekretarit të kësaj ministrie, Xheladin Krasniqi, ndaj zyrtarit të MKRS-së, Miftar Latifi”.

Protestuesit nuk janë deklaruar rreth këtij sulmi fizik, derisa ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i pyetur nga mediat ka thënë se Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin dhe se momentin që sipas tij mblidhen të gjitha faktet, do të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas ligjit dhe procedurës.

Kjo protestë është organizuar si një thirrje kundër çdo forme të dhunës dhe për respektimin e integritetit të zyrtarëve publikë, si dhe për të kërkuar që ky rast të trajtohet me drejtësi nga institucionet përkatëse.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024