Ambasada belge organizon pritje për Ditën e Mbretit, merr pjesë Kurti
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, me rastin e shënimit të festës së Ditës së Mbretit.
Kremten e kësaj feste të madhe për popullin belg, Kurti tha se po e shënojnë duke theksuar miqësinë e madhe ndërmjet popujve dhe duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e Belgjikës ndaj Kosovës në ditët më të vështira të saj.
“Populli ynë nuk e ka harrur mbështetjen e Belgjikës në ditët më të vështira të tij, dhe lidhjet e miqësisë që krijuan atëherë, në viteve e ’80-ta dhe ’90-ta, vetëm sa janë forcuar në vitet dhe dekadat pas”, u shpreh kryeministri, teksa shtoi se mijëra shqiptarë dhe qytetarë tjerë nga Kosova janë shtetas belgë që janë pjesë aktive e institucioneve shtetërore dhe shoqërore të Belgjikës.
Kryeministri theksoi se lidhjet diplomatike janë më të ngushta se kurrë.
Kurti falënderoi Belgjikën për mbështetjen e fuqishme të vazhdueshme ndaj agjendës evropiane të Kosovës.