​Politikanë zviceranë interesohen për situatën e sigurisë në Mitrovicë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Arkive
Foto Arkivë
6 orë më parë
Linku u kopjua

Një grup politikanësh  nga Zvicra kanë qëndruar të enjten në qytetin e Mitrovicës.

Burime të KosovaPress-it brenda KFOR-it kanë bërë të ditur se ata kanë vizituar veriun dhe jugun e këtij qyteti, për t'u njohur nga afër me gjendjen e përgjithshme, duke përfshirë situatën e sigurisë dhe marrëdhëniet ndëretnike mes komuniteteve këtu.

Ndonëse nuk dihet saktë nga cila parti janë këta politikanë, supozohet se ata vijnë nga Partia Zvicerane e Popullit (UDC/SVP).

Gjatë vizitës së tyre politikanët janë shoqëruar nga eprorë të KFOR-it zviceran, ndonëse është vërejtur numër i shtuar i pjesëtarëve dhe automjeteve të KFOR-it italian, çekë dhe britanikë mbi Urën e Ibrit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024