Një incident i tensionuar ka ndodhur pas përfundimit të barazimit 1-1 mes Atlético Madrid dhe Arsenalit në gjysmëfinalen e Champions League, ku Diego Simeone është përfshirë në një debat fizik me mbrojtësin Ben White.
Shkak u bë veprimi i anglezit, i cili zgjodhi të kalonte direkt mbi logon e klubit spanjoll të qëndisur në barin e stadiumit, një veprim që në Spanjë konsiderohet si mungesë e thellë respekti. Pamjet treguan Simeonen duke goditur lehtë në shpinë dhe duke shtyrë mbrojtësin e "Topçinjve", pasi ky i fundit injoroi traditën që ndoqën shokët e tij të skuadrës si Saliba dhe Martinelli, të cilët e shmangën shkeljen e kreshtës.
Situata u ndez fillimisht nga djali i trajnerit, Giuliano Simeone, përpara se vetë Diego të ndërhynte në mënyrë agresive.
KosovaPress