KB Drita rikthehet në Superligë pas katër vitesh me dy trofe
Tema
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
KB Drita rikthehet në Superligë pas katër vitesh me dy trofe
basketboll (2)
26/04/2026 - 12:14
Linku u kopjua

Klubi i Basketbollit Drita ka siguruar rikthimin në Superligën e Kosovës duke kurorëzuar një vit të artë me dy trofe: Kupën e Kosovës (për Ligën e Parë) dhe titullin kampion të "Play-off"-it.

Me një sulm mjaft efikas që shënoi gjithsej 1538 pikë, "Intelektualët" dëshmuan forcën e tyre pas një riorganizimi të suksesshëm në mes të edicionit. Në një bisedë për KosovaPress, trajneri Dritero Sefaj dhe basketbollisti Adhurim Alijaj rrëfejnë rrugëtimin drejt këtyre dy sukseseve të mëdha që rikthyen festën dhe entuziazmin në qytetin e Gjilanit.

Duke folur për ndjenjën e rikthimit në Superligë pas katër viteve pritje, trajneri Sefaj thekson se ky sukses është një pikë vendimtare për basketbollin në Gjilan.

"Për Dritën e Gjilanit është një krenari e madhe që pas 4-5 viteve u rikthye në Superligë. Shpresojmë që këtë herë të jemi më stabil, të mbetemi për një kohë të gjatë në elitë dhe të korrim suksese sa më të larta. Kur e mora ekipin në udhëheqje në gjysmë të sezonit, Drita ishte në pozitën e shtatë dhe me rezultate të dobëta, pastaj prej gjysmë-sezonit kur e kam marrë drejtimin e ekipit kemi bërë ndryshim të lojtarëve, dhe kemi bërë një transferim të huaj. Nuk ka qenë e lehtë që brenda gjashtë ditëve sepse aq ka qenë afati kalimtar, të kompletonim ekipin" shprehet trajneri Sefaj.

Për Adhurim Alijajn, një nga lojtarët kyç të këtij suksesi, ky titull mbart një peshë shumë të madhe emocionale në karrierën e tij.

Nga ana tjetër, trajneri Sefaj vlerëson se performanca e lojtarëve si Jay Walker dhe Adhurim Alijaj ishte vendimtare në këtë rikonstruktim të shpejtë të klubit.

Duke shikuar drejt sezonit të ri në Superligë, si trajneri ashtu edhe lojtari i kanë sytë te stabiliteti dhe rikthimi i shumëpritur në palestrën e qytetit në Gjilan.

Sa i përket infrastrukturës, në klub mbeten në pritje të përfundimit të punimeve në palestrën e qytetit në Gjilan. Sefaj dhe Alijaj shpresojnë që komuna t'i kryejë punimet deri në verë, megjithatë fillimi i sezonit të ri në shtëpi mbetet ende i pasigurt. Për momentin, ekipi po përgatitet me mundësinë që ndeshjet si vendas t'i luajë sërish në Prishtinë deri në një njoftim të dytë.

KosovaPress


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026