Lansohet linja e re direkte Prishtinë – Rimini, Antonini: Shprehje konkrete e miqësisë së fortë Itali-Kosovë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Lansohet linja e re direkte Prishtinë – Rimini, Antonini: Shprehje konkrete e miqësisë së fortë Itali-Kosovë
29/04/2026 - 20:42
Linku u kopjua
Nga tani e tutje udhëtarët që udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” kanë mundësinë të udhëtojnë në Adriatikun e bukur të Italisë, në Rimini. Një mundësi e re nga “Reiseburo Prishtina” në kuadër të MY AIR që lidh Prishtinën me Italinë.
CEO e “Reiseburo Prishtina”, Agnesa Aliu, tha se kjo është një linjë e re turistike dhe ekonomike. Ajo vuri në dukje se vetëm gjatë vitit 2025 mbi 200 mijë udhëtarë kanë zgjedhur të udhëtojnë me kompanine “Reiseburo Prishtina”, duke theksuar besimin e tyre ndër vite.
“Për ne kjo mbrëmje nuk është thjesht prezantim, është rezultat i një pune të gjatë dhe bindje e fortë se tregu ynë ka nevojë për diçka të re. Gjatë këtyre dekadave kemi ndërtuar besim, partneritete të forta ndërkombëtare. Vetëm gjatë vitit të 2025 mbi 200 mijë udhëtarë kanë zgjedhur të udhëtojnë me ne. Kjo është një dëshmi e besimit, kemi qenë gjithmonë aty ku tregu ka pasur nevojë. Sot prezantojmë MY AIR që do të sjellë destinacione të reja, që reflekton përvojën tonë shumëvjeçare. Me krenari të veçantë po lansojmë lidhjen direkte Prishtinë-Rimini. Ky nuk është vetëm një fluturim, është një linjë e re turistike dhe ekonomike mes Kosovës dhe Italisë. Një kombinim i plazheve të bukura, gastronomi autentike italiane dhe atmosferë e mrekullueshme. Ne nuk po ofrojmë vetëm pushime, por nië përvojë të re udhëtimi. MY AIR eshtë konceptuar pikërisht për këtë arsye”, tha ajo.
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini theksoi se kjo linjë e re do të forcojë lidhjet midis Kosovës dhe Italisë.
“Nisja e fluturimit të ri direkt Prishtinë-Rimini është një shprehje konkrete dhe e dukshme e miqësisë së fortë dhe të qëndrueshme ndërmjet Italisë dhe Kosovës si dhe e dëshirës së përbashkët për t’i afruar popujt tanë me njëri-tjetrin. Ceremonia e sotme forcon më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve tona dhe institucioneve tona, ekonomive tona dhe më e rëndësishmja, popujve tanë, duke reflektuar një përkushtim të përbashkët për të thelluar bashkëpunimin dhe për të zgjeruar mundësitë për turizëm, lëvizje, shkëmbim dhe rritje të qëndrueshme.. Përtej bukurisë së bregdetit Adriatik dhe trashëgimisë së njohur kulturore e kulinare, ai ofron një mikpritje të veçantë, ku njerëzit nga Kosova do të ndihen vërtet si në shtëpinë e tyre. Në të njëjtën kohë, kjo nismë përfaqëson një shtysë të prekshme ekonomike. Turizmi vepron si një nxitës i rritjes, duke mbështetur bizneset lokale, duke gjeneruar punësim dhe duke rigjallëruar ekonomitë tona”, tha ai.
Me këtë rast, kompania “Reiseburo Prishtina” organizoi edhe një lojë shpërblyese për të pranishmit për një biletë falas për Rimini.
/Kosovapress/