Kaos në Spanjë: Portieri godet me grusht kundërshtarin, shpërthen përleshja masive (VIDEO)
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kaos në Spanjë: Portieri godet me grusht kundërshtarin, shpërthen përleshja masive (VIDEO)
27/04/2026 - 12:14
Linku u kopjua
Një skenë e rëndë dhune ka ndodhur në derbin e Aragonës në ligën e dytë spanjolle, ku portieri i Real Zaragoza, Esteban Andrada, ka goditur me grusht të fuqishëm mbrojtësin e Huesca-s, Jorge Pulido.
Pas ndëshkimit me karton të kuq, Andrada humbi kontrollin duke e rrëzuar përtokë kundërshtarin, veprim ky që shkaktoi një përleshje masive mes lojtarëve dhe stafeve teknike të të dyja skuadrave.
Pas ndeshjes, portieri argjentinas kërkoi falje publike duke e cilësuar veprimin e tij si një "humbje të fokusit" në një sfidë me tensione të larta për mbijetesë.
Pavarësisht pendesës së tij, incidenti ka mbetur në qendër të kritikave nga të dy trajnerët, ndërsa Andrada pritet të përballet me një dënim të ashpër nga liga spanjolle për sjellje të dhunshme nesër pas përfundimit të ndeshjes që u fitua 1-0 nga Huesca.