31 maji dhe 7 qershori janë datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme pas dështimit për ta zgjedhur presidentin. Sipas monitoruesve të proceseve zgjedhore, Komisioni Qendror Zgjedhor ka pak më shumë se 1 muaj kohë për t’u përgatitur dhe administruar zgjedhjet e reja.
Kuvendi kishte afat deri në mesnatën e 28 prillit për ta zgjedhur presidentin, pasi mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundoi në fillim të prillit. Kryeministri, njëherësh lideri i LVV-së Albin Kurti dhe partitë opozitare nuk arritën një marrëveshje për ta zgjedhur shefin e shtetit.
Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, thotë për KosovaPress se prej shpërndarjes së Kuvendit janë 45 ditë afat për mbajtjen e zgjedhjeve.
Sipas tij, Haxhiu e ka detyrim mbajtjen e takimit me të gjitha subjektet politike dhe pastaj të përcaktohet për datën e zgjedhjeve.Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të sivjetme janë të tretat prej vitit 2025. Kosova ka mbajtur zgjedhje parlamentare edhe në shkurt dhe dhjetor të vitit 2025./E.Zeqiri/