Kanë përfunduar ndeshjet në kuadër të xhiros së 25-të, të Superligës së Kosovës, në futboll ku janë duke u zhvilluar tri ballafaqime mjaftë interesante.
Në Podujevë, Gjilani kaloi në epërsi që në minutën e 10’, kur Oltion Bilalli shënoi për 1-0, derisa llapi arriti të shënonte por goli nuk u pranua, pasi qe ishte pozicion jashtë loje. Rezultati u ndryshua për 1-1, në minutën e 41’ nga Edon Sadriu. Ndeshja u përmbyll me fitore për Gjilanin me rezultat 2-3.
Ndërkohë në sfidën tjetër Drita si nikoqire avancoi e para në minutën e 18’ me Besnik Krasniqin, ndërsa Dukagjini arriti ta barazoi rezultatin në minutën e 40’ kur sulmuesi Hekuran Berisha shënoi për 1-1. Ndërkohë Veton Tusha vendosi fitoren e Dritës në minutën e 68’ duke ndryshuar rezultatin në 2 me 1.
Prishtina e re kundër Ballkanit u ndan me rezultat të barabartë, në pjesën e parë në kampin nacional në Hajvali, derisa në pjesën e dytë në mintën e 67’ Bleart Tolaj shënoi për 0-1.
Ndeshjet e ardhshme të Superligëës do të zhvillohen nga data 21 mars.
KosovaPress