Drama në Ligën e Kampionëve, Sporting CP përmbys rezultatin ndaj Bodo/Glimt
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Drama në Ligën e Kampionëve, Sporting CP përmbys rezultatin ndaj Bodo/Glimt
New Project (11)
17/03/2026 - 20:26
Linku u kopjua

Sporting CP po dhuron një spektakël të vërtetë të Ligës së Kampionëve në "Jose Alvalade", ku deri në minutën e 80-të ka arritur të barazojë gjithçka nga ndeshja e parë, duke udhëhequr 3-0 ndaj Bodo/Glimt.

Pas humbjes së rëndë 0-3 në Norvegji, portugezët nisën misionin e përmbysjes që në minutën e 16-të me golin e Inacio-s, duke diktuar tempun e lojës përgjatë gjithë pjesës së parë, përkundër një shtylle të goditur nga mysafirët. Dominimi u shndërrua në festë në pjesën e dytë, kur Pedro Goncalves (61') dhe Luis Suarez (78') nga pika e bardhë, shkrinë plotësisht avantazhin e norvegjezëve.

Me rezultatin e përgjithshëm të barabartë në 3-3, dhjetë minutat e fundit po luhen nën një tension të lartë, ku vendasit po kërkojnë golin e katërt për të vulosur kualifikimin pa pasur nevojë për vazhdime.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026