Ndryshime te bardhekaltrit, Prishtina prezanton trajnerin e ri
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ndryshime te bardhekaltrit, Prishtina prezanton trajnerin e ri
Muhamet Dragusha
18/03/2026 - 12:14
Linku u kopjua

FC Prishtina ka zyrtarizuar emërimin e Alban Dragusha si trajner të ri të skuadrës.

Trajneri 44-vjeçar vjen në krye të ekipit pas një periudhe të suksesshme te Ramiz Sadiku, të cilin e drejtoi që nga korriku i vitit 2023, duke e shndërruar në një nga befasitë më të këndshme të Ligës së Parë këtë sezon.

Gjatë karrierës së tij si trajner, Dragusha ka udhëhequr edhe Vushtrrinë, ndërsa nga viti 2019 deri më 2022 ka qenë pjesë e stafit teknik si ndihmës trajner te Drita.

Ai ka ndërtuar një karrierë të pasur edhe si futbollist, duke luajtur në disa shtete, përfshirë Ukrainën, Azerbajxhanin, Suedinë, Shqipërinë dhe Kosovën, ndërsa tashmë merr drejtimin e skuadrës bardhekaltër me synimin për suksese të reja.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026