Kombëtarja e Venezuelës ka shkruar histori duke fituar për herë të parë Klasikun Botëror të Bejsbollit, pasi mposhti Shtetet e Bashkuara me rezultatin 3-2 në finalen e zhvilluar në Miami.
Ndeshja ishte shumë dramatike dhe u vendos në minutat e fundit. Heroi i Venezuelës ishte Eugenio Suarez, i cili realizoi goditjen vendimtare në inning-un e nëntë, duke i dhënë epërsinë ekipit të tij. Daniel Palencia më pas siguroi fitoren duke mbyllur ndeshjen pa gabime.
Në Miami, ndeshja finale e Klasikut Botëror të Bejsbollit mes SHBA-së dhe Venezuelës solli një atmosferë të jashtëzakonshme, ku tifozë nga të dy vendet mbushën stadiumin.
Edhe pse ekzistonin tensione politike, përfshirë arrestimin e ish-presidentit venezuelian Nicolás Maduro në SHBA, kjo nuk ndikoi në entuziazmin e tifozëve për sportin dhe ekipin e tyre.Me këtë triumf, Venezuela hyn në histori si një nga kampionët e rinj të këtij turneu prestigjioz, ndërsa SHBA mbetet pa trofe që nga viti 2017.