Sporting CP ka realizuar një nga rikthimet më mahnitëse në historinë e Champions League, duke përmbysur humbjen 0-3 të ndeshjes së parë me një fitore madhështore 5-0 ndaj Bodo/Glimt.
Misioni i "pamundur" nisi që në minutën e 16-të me Goncalo Inacio-n, ndërsa presioni i vazhdueshëm u shpërblye në pjesën e dytë kur Pedro Goncalves (61') dhe Luis Suarez (78') nga pika e bardhë barazuan rezultatin e përgjithshëm në 3-3. Kur ndeshja po i drejtohej vazhdimeve, Maximiliano Araujo (91') shënoi golin e katërt që kaloi portugezët përpara, ndërsa goditjen përfundimtare e dha Rafael Nel (120+1') në sekondat e fundit të lojës.
Me rezultatin e përgjithshëm 5-3, Sporting CP siguron kalimin mes tetë skuadrave më të mira të Evropës, duke shpërblyer tifozët me një natë që do të mbetet gjatë në memorien e futbollit portugez.
KosovaPress