Zyrtare: Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga FC Prishtina
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zyrtare: Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga FC Prishtina
New Project (10)
17/03/2026 - 20:09
Linku u kopjua

Afrim Tovërlani nuk është më trajner i FC Prishtinës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar në Facebook, ku thuhet se trajneri Toverlani ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas ndeshjes kundër KF Ferizaj. Tovërlani ka marrë përgjegjësinë e plotë për rezultatet e fundit të skuadrës, duke mbyllur kështu aventurën e tij që nisi në nëntorin e kaluar.

Gjatë periudhës së tij në krye të Prishtinës, ai udhëhoqi ekipin në 15 ndeshje zyrtare, duke regjistruar një bilanc prej 4 fitoresh, 3 barazimesh dhe 8 humbjesh.

Klubi kryeqytetas e ka falënderuar trajnerin për profesionalizmin e treguar, ndërsa ka paralajmëruar se emri i pasardhësit të tij do të bëhet i ditur në ditët në vijim.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026