Bayern në emergjencë, Portieri 16-vjeçarë Prescott gati për debutim në Ligën e Kampionëve
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Bayern në emergjencë, Portieri 16-vjeçarë Prescott gati për debutim në Ligën e Kampionëve
17/03/2026 - 18:34
Linku u kopjua

Bayern Munich mund të detyrohet të aktivizojë portierin 16-vjeçar, Leonard Prescott, në ndeshjen e kthimit ndaj Atalantës, për shkak të lëndimeve të Neuer, Ulreich dhe pasigurisë për Jonas Urbig.

Sipas Reuters, trajneri Vincent Kompany konfirmoi se adoleshentit i është dashur leje e posaçme për të luajtur në mbrëmje, por shtoi se stafi ka besim të plotë te qetësia e tij nëse debutimi i detyruar ndodh të mërkurën.

Pavarësisht avantazhit 6-1 nga ndeshja e parë, Kompany kërkon seriozitet maksimal, duke e cilësuar sfidën si test performance dhe jo miqësore. Fati i portës do të varet nga testi mjekësor i Urbig, por nëse ai dështon, Prescott do të shkruajë historinë si një nga portierët më të rinj në këtë kompeticion, përpara një përballjeje të mundshme në çerekfinale me Real Madrid ose Man City.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026