Këto janë Formacionet zyrtare Arsenal - Bayer Leverkusen
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Këto janë Formacionet zyrtare Arsenal - Bayer Leverkusen
Arsenal vs Bayer
17/03/2026 - 19:58
Linku u kopjua

Arsenal pret Bayer Leverkusen sonte më 17 mars ora 21:00, në “Emirates Satdium” për ndeshjen e dytë të fazës së 16-të në kuadër të Ligës së Kampionëve. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në BayArena, të dy skuadrat kërkojnë kualifikimin në çerekfinale.

Leverkusen vjen si një skuadër e fortë dhe kërcënuese, por duhet të bëjë një paraqitje të jashtëzakonshme për të kaluar më tej. Arsenal do të luajë pa kapitenin Martin Odegaard për shkak të një dëmtimi, ndërsa disa lojtarë të tjerë janë në rikuperim, derisa Leverkusen gjithashtu ka mungesa, por trajneri i tyre beson se skuadra mund të shfrytëzojë shanset e veta.

Formacionet e zyrtare:

Arsenal (4-2-3-1): Raya, White, Saliba, Gabriel, Hincapie, Zubimendi, Rice, Saka, Eze, Trossard, Gyokeres.

Bayer Leverkusen (3-4-2-1): Blaswich, Tapsoba, Andrich, Quansah, Grimaldo, Garcia, Palacios, Terrier, Poku, Maza, Kofane.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026