Arsenali në avantazh, Eze ndez "Emirates" në pjesën e parë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arsenali në avantazh, Eze ndez "Emirates" në pjesën e parë
New Project (16)
17/03/2026 - 21:52
Linku u kopjua

Arsenali ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale 1-0 ndaj Bayer Leverkusenit, në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/8-ës në Champions League.

Pas barazimit 1-1 në Gjermani, "Topçinjtë" dominuan plotësisht pjesën parë, duke e mbajtur Leverkusenin nën presion të vazhdueshëm përmes rasteve të shumta të Bukayo Saka-s dhe Leandro Trossard.

Goli i epërsisë erdhi në minutën e 36-të, kur Eberechi Eze realizoi një gol spektakolar nga distanca, duke e dërguar topin në këndin e majtë të lartë, aty ku portieri Blaswich ishte i pafuqishëm.

Edhe pse Leverkusen u kundërpërgjigj me një goditje të rrezikshme me kokë nga Tapsoba, David Raya ishte i vëmendshëm për të ruajtur portën e paprekur. Me rezultatin e përgjithshëm 2-1 në favor të Arsenalit, pjesa e dytë premton akoma më shumë intensitet pasi kualifikimi mbetet i hapur.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026