Siguri
Arrestohen dy persona të dyshuar se mashtruan viktimën duke i marrë mbi 80 mijë dollarë
Policia e Kosovës njofton se në dy lokacione të vendit ka zhvilluar një operacion policor, në Klinë dhe Pejë, nën dyshimin se disa persona po kryejnë vepra penale të mashtrimit dhe shantazhit përmes internetit. Në njoftimin e përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë thuhet se janë arrestuar dy persona, dhe janë sekuestruar një veturë, dëshmi të transaksioneve nga unionet financiare, dy telefona celularë, dy revole, tetë copë municion dhe një maskë. Në komunikatë thuhet se i dyshuari ka përdorur rrjetet sociale duke u regjistruar me emër dhe fotografi të rrejshme me qëllim të zhvatjes financiare dhe se ka arritur ta mashtrojë një person që i ka dërguar para përmes unioneve financiare. Po ashtu thuhet se dy të dyshuarit kanë vënë në lajthitje një person dhe i kanë shkaktuar dëme financiare në vlerë mbi 80 mijë dollarë. “I dyshuari kryesor në këtë rast ka përdorur rrjetet sociale duke përdorur emër dhe fotografi personale të rrejshme, me qëllim të zhvatjes financiare i dyshuari ka arritur të mashtroj viktimën e cila i ka dërguar atij para përmes unioneve financiare.  Të dyshuarit me veprimet e tyre kanë vënë në lajthim dhe kanë mashtruar viktimën duke i shkaktuar dëm me vlerë mbi 80 mijë dollarë amerikanë”, thuhet në njoftim. Më tej thuhet se lidhur me rastin pas marrjes në pyetje, dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dërgohen në mbajtje prej 48 orësh.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024