Vozitje si nëpër filma në Prishtinë por vetëm kaq euro u gjobit (Video)
Lexohet për: 1 min.
vozitje e rrezikshme
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Një ngasës i automjetit shitet teksa hynë në rreth-rrotullim në një shpejtësi që mund të ketë pasoja për atë dhe të tjerët në komunikacion, megjithatë, ai është gjobitur vetëm 150 euro, e që nëse paguan brenda dy javëve i bie që gjoba të jetë vetëm 75 euro.

Policia e Rajonit të Prishtinës thotë se po vazhdon angazhimet policore për ngritjen e sigurisë në trafik.

“Përveç planeve policia ka pranuar denoncime nga qytetarët/mediat për shkeleje të ndryshme nga ngasës të automjeteve në trafik. Pjesë e punës së zyrtarëve të njësitit të trafikut ka qenë edhe identifikimi dhe gjobitja e tyre.  Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të  vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njofitm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024