Vdes fëmija që u godit dje nga vetura në Korishë, policia jep detaje
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Një fëmijë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pasi ishte shtrirë aty dje, si pasojë e goditjes nga një veturë derisa ishte në biçikletë bashkë me një fëmijë tjetër në Korishë të Prizrenit.

Policia e Kosovës njofton se nga ky aksident dy fëmijët pësuan lëndime trupore, njëri prej tyre u hospitalizua në Repartin Ortopedik në Prizren, ndërsa tjetri është transferuar në QKUK, i cili vdiq sot në orët e para të mëngjesit.

“Fsh. Korishe-Prizren, 24.08.2024-18:50.Ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një automjet me targa vendore me drejtues mashkull kosovar dhe një biçiklete me drejtues një fëmijë i cili ka qenë i shoqëruar me një fëmijë tjetër në cilësinë e pasagjerit. Si pasojë e aksidentit të dy fëmijët-viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri prej tyre është hospitalizuar në Repartin Ortopedik në Prizren, ndërsa tjetri është transferuar në QKUK-së . Më datë 25.08.2024-01:28 viktima e cila ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë”, thuhet në në raportin 24 orësh të policisë.

Më tej thuhet se me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi.

Po ashtu një këmbësorë është goditur për vdekje nga një veturë mbrëmjen e së shtunës afër terminalit Doganor, në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë. Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

https://kosovapress.com/vdes-nje-grua-goditet-nga-nje-veture-ne-rrugen-prishtine-fushe-kosove

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024