Një këmbësorë është goditur për vdekje nga një veturë mbrëmjen e së shtunës te terminali Doganor, në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë. Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:20 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy persona. Lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thotë Ahmeti për KosovaPress.
Më tej thuhet se aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku.