Një muaj paraburgim për H.H, e dhunoi viktimën seksualisht duke e kërcënuar
Lexohet për: 2 min.
gjykata-ferizaj
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit H.H., nga komuna e Gjilanit, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi”.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më datën 12 gusht 2024, në Ferizaj në motelin “Bronkly”, me kanosje se do t’i publikojë fotografitë nudo të të dëmtuarës e ka detyruar të dëmtuarën M.B.,  që të takohet fillimisht me restorantin “Hib Petrol” e pastaj e ka dërguar në motelin “Bronkly”, ku ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

“I pandehuri ka kërkuar nga e dëmtuara që të takohen për të kryer marrëdhënie seksuale duke e kanosur se do t’i publikoj fotot që i kishte në telefonin e tij, mirëpo e dëmtuara nuk ka pranuar dhe e ka paraqitur rastin në polici me datë 19.08.2024, me këtë do të kryente veprën penale "Dhunimi" nga neni 227 paragrafi 1 të KPRK-së. I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunimi.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024