Sot, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me drejtorin e Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose, me ç’rast u diskutuan çështjet e sigurisë në institucionet korrektuese të të dyja vendeve, duke ndarë përvojat dhe praktikat më të mira në menaxhimin e burgjeve.
“Mbështetja e ICITAP-it u vlerësua lart nga të dyja institucionet, veçanërisht për themelimin e Njësisë së Inteligjencës Korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Kjo njësi ka arritur të rrisë ndjeshëm nivelin e sigurisë, duke u bërë një histori suksesi dhe një model i mirë për të gjithë rajonin”, thuhet në komunikatë.
Në fund thuhet se ICITAP-i dhe INL-i mbeten partnerët kryesorë të SHKK-së në zhvillim dhe reformë; përkrahja e tyre është jetike dhe vendimtare për Shërbimin Korrektues të Kosovës.