Kurti takon admiralin Munsch: Buxheti i Kosovës për mbrojtje mbi 200 milionë euro
Lexohet për: 2 min.
27.8.2024 ZKM (2)
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart Munsch, me të cilin kanë diskutuar rreth zhvillimeve në vend e rajon dhe rreth situatës së sigurisë në përgjithësi.

Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në mes institucioneve tona të sigurisë e mbrojtjes me misionin e KFOR-it në Kosovë, kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë e vullnetin për bashkëpunim e komunikim të vazhdueshëm, në saje të punës së përbashkët e në shërbim të paqes dhe sigurisë paralelisht me sundimin e ligjit dhe rendit.

“Gjithashtu nënvizoi se shuma e përgjithshme e buxhetit të alokuar për mbrojtje në 2023-tën tejkalon nivelin prej 200 milionë euro, apo mbi 2% të Bruto Produktit Vendor, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s, kryeministri nënvizoi synimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Kryeministri Kurti e falënderoi Admiralin Munsch për takimin dhe bisedën, si dhe kontributin pozitiv të KFOR-it dhe NATO-s. Në takim kryeministri shoqërohej dhe nga Zëvendëskryeministri i Parë, Besnik Bislimi, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenaq Rashiq, teksa Admirali Munsch shoqërohej dhe nga komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024