Plagoset një person me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri në orët e mbrëmjes të së martës në Prishtinë.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari pas lëndimeve është trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti është i përfshirë në rast, ndërsa dyshohet edhe për persona tjerë të përfshirë.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime dhe është trajtuar në QKUK-së, pasi që i njëjti dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti është i përfshirë në rast, ndërsa dyshohet edhe për persona tjerë të përfshirë. Në vendin e ngjarjes si provë materiale  janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025