Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Lexohet për: 1 min.
Ndalim
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Një 28-vjeçar, shtetas i Kosovës, është ndaluar dje në pikën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, “Bllacë”.

Kështu ka njoftuar Ministria e Brendshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërkaq nuk është bërë e ditur arsyeja.

“Dje në ora 08:50 në pikën kufitare Bllacë, zyrtarët policorë kanë ndaluar D.L. (28) nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit në të dhënat operative është konstatuar se i njëjti është regjistruar me masën ‘arrest’ me kërkesë të Interpolit. I njëjti është dorëzuar në stacionin policor të Kisella Vodës për veprime të mëtejshme”, kanë njoftuar nga MPB-ja maqedonase. /Alsat.mk

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024